Prishen 60 ndërtime në bregdet nga Uji i Ftohtë deri në Orikum

Prishtinë | 27 Sht 2019 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve përgjatë bregdetit të Vlorës.

IKMT sqaroi se do të prishen 60 objekte, që nga Uji i Ftohtë e deri në Orikum. Dhjetëra pronarë të bizneseve që ndodhen në zonën mes Radhimes dhe Orikumit nuk patën kundershtime. Por ata kanë kërkuar të njihen më shumë me detajet e projektit, transmeton VizionPlus.

Aksioni nisi në fillim të muajt shtator dhe ai synon t’i hapë rrugë projektit “Lungomare 2”.

Të ngjashme