Një banorë në Fushë-Kosovë ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që i ishte hapur dera e ashensorit, por kabina nuk kishte ardhur dhe ai ka rënë në katin përdhes.
Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK, është liruar.
Në stacionin policor janë shoqëruar dy meshkuj (investitori i objektit dhe mirëmbajtësi i objektit) dhe një shtetas i huaj (nga kompania e ashensorëve).
Me vendim të prokurorit, pas intervenimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.