Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar me ironi pas aksidentit të një veture qeveritare. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thumbuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se “as xhipat nuk po i funksionojnë më”.
“As xhipat nuk po i funksionojnë më. Jep dorëheqje Albin, zbtit nga xhipat, hajde në Kuvend si deputet! Merri me vete 500K imagjinare dhe konstituoje Kuvendin. Por, me 53 vota mundesh me shku vetëm në opozitë”, ka shkruar ai në Facebook.