Prishtina bëhet me Sektor për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së

Prishtinë | 09 Kor 2024 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Të nderuar  dhe shumë të respektuar familjarë të dëshmorëve, invalidë, veteranë të UÇK-së të Komuna e Prishtinës ka formuar Sektorin për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, e cila do të udhëhiqet nga Sylë Vitia, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Vitia përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, e që do jetë në kuadër të kabinetit të kryetarit, Përparim Rama.

Ai a thënë se Prishtina është komuna e vetme në Kosovë që formon një sektor të tillë.

“Kam kënaqësinë që t’ju njoftoj se nga sot “Sektori për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së” në komunën e Prishtinës fillon me punën e saj. SÇKDL e UÇK-së është në kuadër të kabinetit të kryetarit të komunës së Prishtinës. Përmes këtij sektori do të përfaqësohen, promovohen dhe realizohen të drejtat e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, të përcaktuara në ligj. Vlen të theksohet se komuna e Prishtinës është komuna e parë dhe e vetme në Republikën e Kosovës e cila ka themeluar sektor të UÇK-së në kuadër të kabinetit të kryetarit, dhe kjo u bë e mundur falë kryetarit, Përparim Rama të cilin e falënderoj”, ka shkruar Vitia.

Të ngjashme