Prishtina dhe Gjilani kanë fituar dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Prishtina në udhëtim e mposhti Vushtrrisë 2-1.
Të parët që shënuan ishin futbollistët e Vushtrrisë përmes Henry Chibueze.
Prishtina e përmbysi rezultatin në dhjetë minutat e fundit falë dy golave të Endrit Krasniqit.
Fitoren në udhëtim arriti edhe Gjilani.
“Skifterat” e mposhtën Llapin 2-1.
Golat për ekipin mysafir i shënuan Granit Jashari dhe Përparim Islami.
Për Llapin, golin e vetëm e realizoi Trimror Selimi.