Prishtina dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme gjysmëfinale për Kupën e Kosovës.
Kryeqytetasit janë nikoqir të llapjanëve në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, e cila zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin Fadil Vokrri.
Ekipi i Zekirija Ramadanit vjen nga një formë e lartë dhe synon fitore për të shkuar më e qetë në ndeshjen kthyese pas dy jave në kërkim të finales.
Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës vjen nga një formë e luhatshme, por janë ruajtur për këtë ndeshje dhe duan rezultat pozitiv pasi synimi i tyre është pikërisht Kupa e Kosovës dhe dalja në Evropë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime në formacionet titullare, shkaku edhe i lëndimeve.
Prishtina: Nika; B.Krasniqi, Bekteshi, Bardhoku, Mici; Lilaj, Zyba; Mankenda, E.Krasniqi, Abazi; Kryeziu;
Llapi: Coric; Idrizi, Krasniqi, Prençi, Emini; Hoti, Ar. Ramadani, Shabani; Veliu, Januzi, Selmani;