Hulumtuesi Tomor Qela ka prezantuar disa nga të gjeturat nga matja e opinionit publik për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Sipas tij vetëm në dy komuna nuk do të ketë balotazh.
Kjo matje e cila u tregua sot në Klan Kosova është realizuar në komunën e Suharekës, Gjakovës, Gjilanit, Podujevës, Mitrovicës, Pejës, Prizrenit, Prishtinës dhe Ferizajt.
Sipas kësaj matje komunat që nuk shkojnë në balotazh pas zgjedhjeve të 17 tetorit janë Peja dhe Ferizaj.
Kurse, në komunat që do të ketë balotazh janë Mitrovica, Podujeva, Prishtina, Gjilani, Prizreni, Suhareka dhe Gjakova.