Skuadra e Prishtinës së Re është kualifikuar në finalen e madhe të playoffit për futje në Superligën e Kosovës.
Ekipi nga Hajvalia mposhti pas penalltive 7-6 ekipin e Bylbyl Sokolit, Dinamo Ferizaj.
Ndeshja e rregullt, plus me lojën shtesë u mbyll me rezultatin e barabartë 3:3, në takimin e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Kujtojmë që tani Prishtina e Re luan finalen e barazhit ndaj Feronikelit 74.