Pas 16 javësh të Superligës së Kosovës në futboll, Prishtina vazhdon të ruajë kryesimin me një pikë më shumë se ndjekësi Feronikeli që sot luajti baras 1:1 në Gjilan me Dritën.
Deri në fund të stinorit vjeshtor ka mbetur edhe një javë.
Prishtina në javën e 17-të, të fundit të stinorit vjeshtor në fundjavën e ardhshme e pret Dritën.
Por, më parë, të martën më 27 nëntor, kryqytetasit ndeshen me Drenicën në Skenderaj në kuadër të 1/16 të Kupës (12:30h).