Skuadra e Prishtinës është eliminuar nga faza parakualifikuese e Ligës së Evropës nga kampioni i Gjilbraltarit, St Joseph’s, transmeton Gazeta Metro.
Prishtina ka zhgënjyer përsëri dhe është eliminuar nga skuadra e St Joseph’s me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Skuadra kosovare pësoi humbje në udhëtim në ndeshjen e dytë parakualifikuese me rezultatin 2-0.
Pas këtij eliminimi, skuadra e Prishtinës ka reaguar duke akuzuar gjyqtarët për një referim amatoresk.
Më poshtë mund të lexoni reagimin e FC Prishtinës:
UEL: St Joseph’s – Prishtina 2-0
Gjyqtarët e ndihmuan Prishtinën të fundoset përfundimisht
Gjibraltar, 2 korrik 2019 – Ka kohë që nuk kemi parë në ndeshjet e Evropës gjykim më skandaloz se sa sot nga gjyqtari amator nga San Marino. Megjithatë, ai nuk bëri ndonjë gjë aq të madhe, vetëm sa i ndihmoi Prishtinës të fundoset edhe më.
Ishte Prishtina që ashtu si po dinte po tentonte të mbante kundërshtarin nën presion, krijoi edhe disa raste, por sa për meritë të mosprecizitetit po ashtu edhe të portierit vendas nuk ia doli të shënonte.
Krejt kjo zgjati deri te minuta e kobshme e 47-të kur në Bekteshin shkaktohet faull, por gjyqtari qesharak gjykon kontra-faull dhe karton të verdhë për mbrojtësin prishtinas – automatikisht i dyti dhe i kuqi. Reagojnë vrullshëm të gjithë futbollistët prishtinas, ndërsa ndëshkohet kapiteni Dallku, ishte i dyti i verdhë edhe për të dhe përjashtohet edhe ai nga loja.
Pas këtij momenti edhe ashtu në mungesë të futbollistëve, me 9 lojtarë në fushë, Prishtina provoi të rreshtohej disi duke provuar ende të provonte të atakonte. Megjithatë edhe një faull i falur për vendasit në krah, nga harkimi i vendasve dhe nga shtylla e dytë nga afërsia me kokë shënoi Villar (75’). Juanfri i dha fund vuajtjeve kur pas aksionit të mirë nga e majta u shërbye po ashtu në shtyllën e dytë dhe shënoi për rezultatin përfundimtar (80’).
Deri në fund, vendasit në dy raste nga goli i sigurt i shpëtoi portieri duke pritur gjuajtjen e Mankendës (88’) dhe Bashirus (89’).
Kaq kishte nga ndeshja, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes pati mjaft shumë tension, si me gjyqtarët, por edhe ndërmjet zyrtarëve të dy klubeve, por nuk pati ndonjë ekses më të madh se sa ato verbale.
UEL:
St Josep’s – Prishtina 2-0 (0-0)
Golat: Villar 75’, Juanfri 80’
St Joseph’s (4-3-3): 13. Mateo – 6. Lobato, 20. Villar 4. Rojas, 3. Torres – 22. Gonzales (12. Hernandez – 84’), 15. Pecci Macias, 24. Ferrer (8. Cornejo – 70’) – 19. Juanfri, 10. Boro, 11. Martinez (16. Cano – 86’). Kryetrajner: Procopio.
Prishtina (4-3-3): 12. Bekaj – 2. Thaqi, 28. Bekteshi, 4. Dallku /c/, 13. Bashiru – 5. Miftaraj, 18. Ahmeti (9. Khalid – 56’), 7. Boshnjaku (10. Korenica – 76’) – 6. Krasniqi, 15. Mankenda, 11. Uka (8. Haliti – 52’). Zëvendësues: Muqiqi, Zyba. Kryetrajner: Josa.