Ideja për krijimin e një festivali të tillë, i cili është i pari i kësaj natyre në Kosovë, ka lindur nga recetat tradicionale të gjysheve tona dhe nevoja për t’i kultivuar ato brez pas brezi duke e ruajtur një pjesë të rëndësishme të identitetit kombëtar.
Gjatë periudhës dy ditore sa zgjatë festivali do të prezantohen koncepte të ndryshme gatimi nga kuzhinier të njohur, do të mbahen simpoziume, punëtori, promovime të librave, prezantime të produkteve të ndryshme nga shitës vendor.
Ky festival është mundësi e mirë për kompanitë që të promovojnë produktet dhe shërbimet të tyre në veçanti për bizneset e reja.
Kjo gjë në të ardhmen do të jetë traditë e festivalit, i cili pritet të kthehet në një takim vjetor të kuzhinierëve dhe adhuruesve të ushqimit, me qëllim kryesor zhvillimin e kulinarisë shqiptare.
Faruk Neziri ka lindur në vitin 1974 në Bihac. Pas 12 vjetësh jete në Romë, zhvendoset në Asola (Mantova). Në qytetin e Asolas implementon punën e tij si Chef Kuzhine në restorantin ¨La Filanda¨ duke përdorur teknikën ¨Fusion¨ me një pasion e impenjim konstant dhe me intensivitet.
Ambicia dhe pasioni i tij e drejtojnë drejt një tjetër qëllimi, në 2016 e gjen veten në Graz, në Austri. Në zemër të qytetit hap restorantin ¨La Perla Graz¨, ku në Tetor 2018 fiton çmimin si një prej 100 restoranteve më të mirë Italianë në botë.
Përparim Babalija ka lindur ne Gjakove. Kreativ, i talentuar e me përvojë të dëshmuar në gastronomi, Chef Përparim Babalija jo rastësisht ka përfunduar në botën e kuzhinës. Për katër vite ka studiuar në “Academie Culinare de France” dhe “Paul Bocuse Institute”, e njëkohësisht edhe ka punuar në restaurante të nivelit të lartë Michelin star.
Përpos kësaj, Përparimi, për dy vite ka qenë pjesë e Akademisë “Kuchnia Molekularna” (kuzhinë molekulare).
Në këtë edicion do ta kemi pjesë të festivalit për të prezantuar disa koncepte të gatimeve.