Prishtina Gastronomy Festival – Vendtakim për adhuruesit e kuzhinës

Prishtinë | 21 Kor 2019 | 15:40 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sot në Prishtinë, gjëgjësisht në sheshin “Adem Jashari”, po vazhdon dita e dytë e festivalit të gastronomisë “Prishtina Gastronomy Festival”.  Përgjatë dy ditëve në këtë festival u prezantuan koncepte të ndryshme gatimi nga kuzhinier të njohur, simpoziume, punëtori, promovime të librave, prezantime të produkteve të ndryshme nga shitës vendor. 

Ky festival, sipas bizneseve të vogla pjesëmarrëse është mundësi e mirë për kompanitë që të promovojnë produktet dhe shërbimet të tyre në veçanti për bizneset e reja.

Remzije Berisha, nga Shoqata e Grave fermere “Alba” nga fshati Progoc, e cila në këtë edicion të festivalit paraqitet me ushqime tradicionale, tha se për ushqimet të cilat i përgatitë shoqata që ajo e drejton, ka shumë interesim për ti shijuar ato por edhe për të mësuar se si përgatiten.

“Merremi me përpunimin dhe konservimin e pemëve dhe perimeve por edhe produkteve ushqimore në përgjithësi, ëmbëlsira dhe të gjitha. Ka shku shumë mirë edhe kjo ditë por edhe dje, tani sot veç kanë fillu kërkesat shumë më herët me ushqime që i kanë shiju edhe  dje. Kështu që i falenderojmë shumë organizatorët e këtij festivali të gastronomisë, është një mrekulli që është duke u bërë, ku neve po na ipet mundësia me i prezantu ushqimet tona tradicionale. Ka interesim shumë, sidomos për flija më së shumëti, kështu që sot qytetarët po e shijojnë atë edhe duke u pjekë, po më vjen mirë që kanë shumë interesim. Çmimet janë të volitshme, cka është më e rëndësishmja është që ne e kemi mundësinë me i prezantu dhe i shpërnda të gjitha këto, këtu ka pasë edhe shumë pjesëmarrës, rini që janë kënaqë me ushqime tradicionale. Qëllimi i jonë është te brezat e ri em e ditë rëndësinë e ushqimit tradicional, si bëhet, deri të vjen tek servili”, tha Berisha.

Ndërsa Mihane Abdullahu, nga Komuna e Lipjanit e cila drejton Organizatën e ushqimeve tradicionale “Duart e vyera”, tha se kërkesat për ti shijuar këto ushqime, vijnë kryesisht nga të rinjtë, por që këtu nuk mungon as interesimi i të huajve.

“Unë prezantohem me ushqime tradicionale por kam edhe disa reçele që i kam përgatitë tash të freskëta, ky festilval është i qëlluar për ushqime tradicionale sepse u patë harru ky ushqim, po tashmë njerëzit janë vetëdijësu dhe janë kthy tek këto ushqime, qytetarët kanë shumë interes, më së shumti kërkohen pitet. Të rinjtë janë vetëdijësu, po e dijnë që ushqimi ka qenë më i shëndetshëm se përpara nuk ka pasë shumë të sëmure dhe me këto ushqime janë rritë bio, tashmë po e dijnë që këto ushqime janë taman të shëndetshme. Do duhej të kishte iniciativa të tilla më shumë pasi kërkesa ka boll, por me pasë edhe përkrahjen është edhe më mirë. Po duket që interesimi më i madh është tek të huajt se sa tek tonët”, tha Berisha.

Prishtina Gastronomy Festival ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare. Ky festival vjen si nevojë e promovimit të recetave dhe produkteve, si një nga elementet e ruajtjes së identitetit kombëtar. Ky ishte edicioni i parë i këtij festivali e që do të quhet “Bukë e kripë e zemërbardhë”.

Të ngjashme