Në 24-orët e fundit nga coronavirusi në Kosovë kanë humbur jetën 11 persona ndërsa janë konfirmuar 539 raste të reja.
IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.219 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 539 raste pozitive, transmeton Telegrafi.
Prishtina vazhdon të prijë me numrin më të madh të rasteve, gjithsej 179 raste.
Pastaj, Gjilan 63 raste, Mitrovicë 50 raste, Gjakovë 40 raste.
Viti 26 raste, Pejë 24 raste, Ferizaj 22 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Vushtrri 13 raste.
Kamenicë 12 raste, Skenderaj 12 raste, Drenas 11 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 10 raste, Prizren 9 raste, Klinë 7 raste, Suharekë 6 raste.
Istog 5 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Zubin-Potok 3 raste, Graçanicë 2 raste.
Me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Podujevë.
IKSHPK njofton se raste aktive janë 13 mijë e 579, ndërsa ka lutur qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit.