Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina është mundur në shtëpi nga medi Bayreuth me rezultat 68:93.
Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 13:23.
Por, prishtinasit nuk u dorëzuan dhe u kundërpërgjigjën në periodën e dytë, duke e fituar atë me rezultat 23:18, duke shkuar në pushim me rezultat 36:41.
Periudha e tretë filloi e balancuar, megjithatë, skuadra gjermane filloi shkëputjen dhe e fitojnë këtë pjesë 15:22, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 51:63.
Mysafirët e fitojnë edhe dhjetëminutëshin e fundit 17:30 dhe fitojnë me rezultat 68:93.
Pikë dyshifrore te Sigal Prishtina shënuan: Fahro Alihoxhiq 14, Jonathan Wade 14, Divine Myles 15 dhe Fisnik Rugova 11.
Te skuadra gjermane u dallua Bryce Alford me 18 pikë.
Prishtina nga pesë ndeshje në Grupin C të FIBA Europe Cup ka dy fitore dhe tri humbje, kurse skuadra gjermane ka tri fitore dhe dy humbje.