Dua Lipa edhe një herë e falënderoi “Prishtinën e saj” për dashurinë dhe mbështetjen sa ishte në skenën e Sunny Hill Festival, i cili nisi dje në Parkun e Gërmisë dhe do të vazhdojë deri më 7 gusht.
Këngëtarja me famë botërore elektrizoi publikun me hitet e saj.
Në faqen zyrtare të festivalit në Instagram, është publikuar momenti kur Dua e përfundon performancën dhe falënderon adhuruesit.
“Prishtinë jeme, faleminderit shumë”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.
Sunny Hill vazhdon sonte me Mahmood dhe J Balvin, por edhe yje vendor që do të kujdesen të dhurojnë performanca të paharruara.