Prishtina kthen në skuadër Halitin

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 16:10 | Nga

Qendërmbrojtësi Ahmet Haliti, është kthyer te Prishtina.

Futbollisti i Feronikelit ka kaluar te Prishtina, ku ishte edhe në edicionin 2014/15.

29-vjeçari më parë ka luajtur edhe për Besianën, Hysin, Hajvalinë, Besën e Kavajës dhe Bylisin.

“Ka disa arsye pse kam vendosur të rikthehem në Prishtinë. Duke qenë se kam luajtur edhe më herët e njoh ambientin në klub dhe organizimin e klubit. Pastaj kushtet e mira të ofruara dhe sigurisht motivi shtesë ka qenë pjesëmarrja në Evropë”, ka thënë me rastin e nënshkrimit të kontratës Haliti.

Prishtina ka premtuar se Haliti nuk është përforcimi i vetëm dhe se skuadra do të bëjë publike deri në fund të javës edhe marrëveshjet e tjera që do t’i arrijë gjatë këtyre ditëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme