Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga testimi i 415 mostrave të marra nga SHSKUK’ja dhe gjurmimi i rasteve, pozitive kanë rezultuar 168 mostra.
Sipas raportit 24 orësh të IKSHP’së, komuna me më së shumti raste të reja është Prishtina. Nga kjo komunë janë konfirmuar 91 raste të reja.
Pas Prishtinës, me numër më të madh të rasteve të konfirmuara në 24 orët e fundit, renditen Podujeva, Ferizaj, Deçani, Peja, Fushë Kosova, Gjakova, Drenasi, Obiliqi, Malisheva, Mitrovica, Prizreni Shtimja, Vushtrria, Lipjani, Skënderaj.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 91 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Deçan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe 1 rast nga komuna e Skenderajit”, thuhet në raport.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.675.