Prishtina për fundvit do të jetë e mbushur me aktivitete për fundivit. Për 28 ditë dhe net do të ketë muzikë, tregu i fundvitit, shtepizat e të tjera.
Përveç 19 shtëpizave në sheshet kryesore do të ketë edhe pista e patinazhit.
Aktivitetet do të fillojnë sot nga ora 20:00 deri në natën e ndërrimit të vitit.
Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar përmes një njoftimi në Facebook.
“Prishtina është gati!
Këtë dhjetor për 28 ditë e natë, në pritje të Vitit të Ri, të ofrojë atmosferë të ngrohtë festive, muzikë e aktivitete të ndryshme për të gjithë. Nuk mungon as Tregu i Fundvitit!
Të gjitha do të ndoshin në dy sheshet kryesore të Prishtinës!
Zona 1 / Sheshi “Skenderbeu”
Me 25 shtëpiza, bredhi i madh dhe performancat e pasdites;
Zona 2 / Sheshi “Zahir Pajaziti”
Me 19 shtepiza dhe me performancat e mesdites dhe patinazhi.
Sonte prej orës 20:30, ju mirëpresim të gjithëve që së bashku të shënojmë”