Sigal Prishtina Mercure ka kaluar pa problem në finale të Ligës Ballkanike.
Skuadra e drejtuar nga Albert Sylejmani mposhti sot në gjysmëfinale skuadrën nga Mali i Zi, Lovcen.
Ndeshja e zhvilluar në “Nicos Solomonides Arena” në Limassol të Qipros, përfundoi me rezultatin 89:69.
Për dy herë kampionët e kësaj gare, Prishtinën, më të dalluarit ishin Donovan Smith me 14 pikë, Shaheed Davis me 12, Henrik Sirko me 11 dhe Donte Clark me 10 sosh.
Ndërsa, te malazezët u dalluan Nikola Paraca dhe Andreja Stevanovic, që shënuan nga 11 pikë secili.
Prishtina në finalen e së dielës do të takohet me fituesin nga ndeshja mes AEL-it dhe Pejës, që zhvillohet sonte nga ora 19:30.
Kujtojmë se “Final 4” i Ligës Ballkanike këtë vit është duke u mbajtur në Limassol të Qipros, me AEL-in si klub nikoqir./GE