Prishtina me projekt të ri arsimor, Rama prezanton shkollën e turizmit dhe hotelerisë

Prishtinë | 01 Nën 2026 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se projekti për ndërtimin e një shkolle të re për turizëm dhe hotelieri në kryeqytet po avancon drejt realizimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë mesazhin: “Njëherë RENDERI, tani PROJEKTI! Shkolla për turizëm dhe hoteleri n’Kryeqytet!”, duke sinjalizuar hapin e radhës në zhvillimin e këtij projekti.

Shkolla e re synon të krijojë mundësi më të mira për arsimimin dhe aftësimin profesional të të rinjve në fushën e turizmit dhe hotelerisë, sektorë me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe potencialin turistik të Prishtinës.

Me këtë projekt, kryeqyteti synon të investojë në përgatitjen e kuadrove të reja dhe në krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e arsimit profesional.

Të ngjashme