Klubi i basketbollit Sigal Prishtina ka njoftuar të enjten për ndarjen me tre basketbollistë.
Prishtina po kalon moment të vështirë, ndërsa së fundi është mposhtur nga Bora e Vëllaznimi.
Prishtina është ndarë me kroatin Henrik Shirko, amerikanin Rashad Williams dhe Eliot Pecin.
Pritet që skuadra prishtinase shpejtë të prezantojë përforcime të reja.
Gjitha skuadrat e Superligës, si zakonisht, po bëjnë lëvizje të shumta të lojtarëve.