Sigal Prishtina do të marrë pjesë edhe sivjet në Ligën e Kampionëve në basketboll.
Edhe pse kampion u shpall Bashkimi, është Prishtina ajo që do të përfaqësojë Kosovën në Ligën e Kampionëve. Kjo është hera e tretë që Prishtina merr pjesë në këtë garë.
Prishtina do të jetë pjesë e raundit të parë kualifikues.
Shorti për këtë fazë do të hedhet më 11 korrik në Zvicër.
Në edicionin e kaluar, Prishtina u eliminua në fazën e parë eliminatore të grupeve për të vazhduar në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.