Prishtina ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin 19 vjeçar, Dashmi Elezi.
Sulmuesi i lindur më 21.11.2004 në Tetovë, Dashmir Elezi, ibashkëngjitet kryeqytetasve nga Lokomotiva e Zagrebit.
Anëtari i të gjitha kategorive të reja të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, ka nisur futbollin dhe është kalitur në Shkëndijë të Tetovës, ndërsa është sprovuar edhe në Torpedo të Kutaisit në Gjeorgji dhe së fundi në Lokomotivë të Zagrebit.
“Kisha oferta edhe nga klube tjera, por kur rashë në kontakt me klubin më të madh në Kosovë, as që e kam menduar dy herë dhe mezi po pres të dalim në fushë. Kam luajtur me shumë futbollistë nga Kosova dhe Prishtina, e njoh futbollin vendor dhe me ndihmën e Zotit e së bashku me Plisat besoj që do të kemi shumë gëzime e suksese”, tha Elezi për faqen e klubit.