Prishtina nis vendosjen e kamerave të sigurisë, do të monitorohen nga policia

Prishtinë | 03 Jan 2024 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se së shpejti në kryeqytet do të vendosen kamerat e sigurisë me intelegjencë të lartë artificiale.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Rama ka shkruar se të njëjtat do të monitorohen nga Policia.

“Këto kamera kanë një intelegjencë të lartë artificiale, prodhim amerikano – kanadez, të cilat do t’na ndihmojnë që përmes policisë, të bëjmë identifikimin e personave të cilët hedhin mbeturina, parkojnë në trotuare apo vende ku nuk lejohet.

Po ashtu, përmes këtij sistemi, do të identifikohen, në kohë rekord, personat e përfshirë në vjedhje, rrahje apo çfarëdo vepre të tillë, dhe besojmë se do të ul numrin e këtyre rasteve dhe rrisë nivelin e sigurisë në kryeqytet.

Personat të cilët me makina hynë gabim në rrugë një kahëshe, bëjnë tejkalim në vi të plotë ndarëse, apo udhëtojnë me veturë të paregjistruar, do të identifikohen menjëherë nga këto kamera, të cilat do të japin sinjalet në qendrën e monitorimit në polici, duke ndikuar që shkelje të tilla të ndodhin sa më pak. Kryeqyteti do të jetë më i sigurt” shkruan Rama në njoftim.

Të ngjashme