Prishtina organizon ‘‘Konferencën e Investitorëve Amerikanë’’, Rama: Kryeqyteti po hyn në hartën e kapitalit global

Prishtinë | 28 Mar 2026 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i kryeqytetit, Perparim Rama, ka njoftuar se Prishtina do të organizojë ‘’Konferencën e Investitorëve Amerikanë 2026’’, së bashku me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Ky organizim, ka shtuar Rama, do të mbështetet edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të AmerikësRama ka thënë se kjo bëhet sepse ‘’na duhet zhvillim, investim global, treg i hapur’’.

Postimi:

Prishtina po hyn në hartën e kapitalit global!

Kryeqyteti po organizon “American Investor Conference 2026” në partneritet me American Chamber of Commerce in Kosovo dhe me mbështetjen e U.S. Embassy Pristina, Kosovo 🇺🇸 Sepse Na duhet zhvillim.

Investime globale.

Treg i hapur.

Prishtina: Investing Beyond Expectation.

Të ngjashme