Prishtina përforcohet me Donovan Smith

Prishtinë | 09 Shk 2024 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Donovan Smith është përforcimi më i ri i Sigal Prishtinës.

Klubi kryeqytetas njoftoi këtë të premten për arritjen e marrëveshjes me amerikanin.

30-vjeçari luan në pozitën e qendrës dhe është i gjatë 207 centimetra.

Njoftimi i plotë nga klubi i Prishtinës:

“Qendra amerikane Donovan Smith nënshkruan

Basketbollisti 30 vjeçar i gjatë 207cm, Donovan Smith, me karrierë të pasur dhe statistika impresive sivjet gjatë garave të FIBA Europe Cup, kompleton njërën pozitë të qendrës në kuadër të rosterit aktual të ekipit tonë.

Dalëngadalë po kompletohemi para pjesës më të rëndësishme të sezonit”.

Të ngjashme