Prishtina prin për nga numri i votuesve

Prishtinë | 28 Dhj 2025 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Prishtina prin për nga numri i qytetarëve që kanë votuar, me 23 mijë e 935 votues deri në këto momente.

Pas saj renditen Ferizaj me 12 mijë e 99 votues dhe Prizreni me 13 mijë e 255 votues.

Megjithatë, pavarësisht numrit më të madh të votuesve, pjesëmarrja në Prishtinë mbetet rreth 10,9 për qind, duke treguar dalje relativisht të ulët në raport me listën e votuesve.

Ndërkohë, në Gjilan votuan 9,831 votues.

Pas Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt dhe Gjilanit, vijnë: Peja me 9,197 votues, Podujeva me 7,845 votues dhe Mitrovica e Jugut me 6,851 votues.

Të ngjashme