Ekipi nga kryeqyteti, FC Prishtina, ka mbërritur në shtetin e Gjibraltar-it, para ndeshjes së tyren ndaj Lincoln, e vlefshme për rrethin e parë të kualifikimeve për Europa Ligë.
Drejtori sportiv i klubit, Granit Begolli, ka njoftuar se klubi ka mbërritur dhe me të arritur, i gjithë klubi është ri testuar për Covid 19, transmeton Insajderi.
Kujtojmë, se kjo ndeshje ishte e paraparë të luhet me datë 18 gusht, por ishte shtyer, pas konfirmimit të tetë rasteve pozitive brenda klubit të Prishtinës.
Për këtë takim, klubi i Prishtinës, ka angazhuar komplet lojtarë të ri si dhe trajner të ri, fal ndihmës nga klubet kosovare, që nuk hezituan ta ndihmojnë me lojtarë dhe gjithçka tjetër që ata kërkuan.