Klubi Alpin Prishtina, së bashku me Drejtorinë e Parqeve të Komunës së Prishtinës, Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Hortikulturën, është duke punuar në “Shtegun e Arinjve” që lidh Parkun e Gërmisë me Liqenin e Badovcit, më saktësisht me Strehimoren e Arinjve.
“Këtij shtegu do ti rregullohet traseja dhe do të pastrohet nga vegjetacioni (vetëm në vendet ku është e domosdoshme), duke e trajtuar edhe drenazhimin, rregullimin e dy krojeve përgjatë shtegut, si dhe vendosjen e sinjalistikës “- njofton Klubi Alpin Prishtina përcjellë Klan Kosova.
“Si përfundim, shtegu do të mundësojë lëvizjen e sigurt të ecësve, vrapuesve dhe biçikletave, për të krijuar kështu qasje të lehtë në pjesën e Liqenit “- shkruan në njoftimin e KAP .