Prishtina s’ndalet së kërkuari drejtësi, protestuesit marshojnë drejt Kuvendit

Prishtinë | 03 Tet 2026 | 20:12 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur protesta “Jo në emrin tim”, e cila po mbahet për të 18-ën natë radhazi.

Protestuesit janë nisur drejt ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar nga deputetët miratimin e ndryshimit dhe plotësimit të ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Votoni ligjin”, është kërkesa kryesore e protestuesve, të cilët gjatë marshimit po brohorasin dhe mbajnë pankarta e simbole të UÇK-së.

Njëherësh, edhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri, u ka bërë sot thirrje deputetëve që, sa më shpejt, të votojnë ligjin për Specialen.

Të ngjashme