Daniel Lekndreaj është basketbollist i ri i Sigal Prishtinës.
Në fakt, klubi kryeqytetas përmes faqes së vetë zyrtare në rrjetet sociale ka njoftuar se e ka rikthyer ish-lojtarin e saj.
Bardhekaltrit po tregohen mjaft aktivë këto ditë, që kur ka nisur afati kalimtar veror në basketboll.
Prishtina dje ua vazhdoi kontratat Bardh Istrefit e Jon Ismajlit, me të cilët nënshkroi për tri vjet.
Ata paraprakisht i transferuan basketbollistët amerikanë, Rashad Williams, Jalen Moore e Damiree Burns.
Prishtinasit pritet të bëjnë përforcime të tjera në ditët në vazhdim.
Ata synojnë ta kenë një sezon mjaft të suksesshëm dhe ta rikthejnë titullin e kampionit pas një kohe të gjatë pritjeje, por të kenë eksperiencë pozitive edhe në garat evropiane.