Prishtina “zhduket” nën mjegull – mezi shihet ndërtesa e Qeverisë

Prishtinë | 09 Dhj 2025 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës është mbuluar sot nga një mjegull e dendur, e cila ka zvogëluar dukshmërinë, raporton Ekonomia Online.

Mjegulla ka përfshirë të gjitha lagjet dhe zonat kryesore të kryeqytetit, duke krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin rrugor.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje shoferëve të ngasin me kujdes, të përdorin dritat e mjegullës dhe të shmangin dritat e gjata që mund të reflektohen dhe të pengojnë shikueshmërinë.

Të ngjashme