Në orët e vona të së enjtes është arrestuar një person, i cili dyshohet se e kishte kërcënuar me jetë viktimën përmes mesazheve telefonike.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari pas një kontesti pronësor që kishte me viktimën është arrestuar tek Rruga B në Prishtinë.
“Rr. “B”, Prishtinë 20.05.2021 -00:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një kontesti pronësorë që kishte me viktimën mashkull kosovar, përmes mesazheve telefonike e kishte kanosur atë me jetë. I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.