Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka lajmëruar në Policinë e Kosovës se po keqtrajtohet vazhdimisht nga babai dhe vëllai i tij.
Rasti po hetohet në procedurë të rregullt.
Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në organet kompetente për trajtim.
“Prishtinë, 12.10.2021-22:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi është duke u keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë- babai dhe vëllai ti tij. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në organet kompetente për trajtim ndërsa rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.