Rastet e mashtrimit me viza në Kosovë nuk janë të rralla. Shumë herë është raportuar se si kosovarët nga dëshira për të ikur nga vendi, kanë rënë pre e mashtruesve, të cilët u kanë premtuar viza.
Një rast i tillë është raportuar edhe dje në njërin nga stacionet e policisë në Prishtinë. Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se një burrë ka raportuar se është mashtruar nga një grua, e cila i ka thënë se do t’ia siguronte një vize punë për Suedi.
42-vjeçari ka deklaruar para hetuesve se e dyshuara në këmbim të këtij shërbimi, i ka kërkuar 2900 euro, para këto të cilat viktima ia kishte dhënë.
Sipas tij, “marrëveshja” mes tyre ka qenë që të presin deri në muajin dhjetor, të vitit të kaluar, derisa viza t’i rregullohet.
Si e mori vesh burri nga Prishtina se u mashtrua?
Gruaja e cila e mashtroi atë ishte arrestuar në muajin nëntor, pikërisht më mashtrime me viza. Posa e ka parë lajmin në media se e njëjta është prangosur, 42-vjeçaru e ka kuptuar se edhe ai ishte mashtuar.
Rasti sipas burimeve të Sinjalit është raportuar gjatë ditës së djeshme.