Prishtinasi që vrau hajnin nuk u arrestua, armën e kishte me leje

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Prishtina u trondit mbrëmë nga një grabitje e armatosur, që rezultoi me vrasjen e një prej personave që dyshohet se hynë në oborr për të kryer grabitjen.

Metro ka biseduar me Policinë e Kosovës, të cilët kanë konfirmuar se pronari i shtëpisë që vrau një person në pronën e tij, nuk është arrestuar.

“Personi nuk është arrestuar. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. Arma viktimës i është konfiskuar”, kanë thënë zyra e Policisë në Prishtinë.

Ndërkohë, edhe Prokuroria e Shtetit kanë konfirmuar se personi nuk është arrestuar. Ata madje kanë theksuar se, sipas hetimeve të deritashme, pronari i shtëpisë ka gjuajtur në vetëmbrojtje dhe armën e kishte me leje.

“Deri më tani i kemi këto informacione: rasti është vrasje, i vrari  sipas prokurorit kujdestar ka hyrë me qëllimin për grabitje, ndërsa pronari i shtëpisë e ka vrarë. Arma të cilën ka përdorur pronari ka qenë me leje. Deri më tani pronari i shtëpisë nuk është arrestuar. Rasti ka shkuar në procedure te rregullt”, ka thënë zëvendës kryeprokurori i Prishtinës, Ibrahim Berisha.

Sidoqoftë, më herët u raportua se personi i vrarë mbrëmë tentim për të grabitur një shtëpi, ishte një 42 vjeçar me iniciale K.K(emër i njohur për redaksinë).

Ndryshe, Policia është në kërkim edhe për tre të dyshuar të tjerë që ishin pjesë e grupit prej katër personash që tentuan të kryenin grabitjen.

Të ngjashme