Prishtinasja u sulmua seksualisht derisa ishte në një lokal

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Një grua nga Prishtina ka raportuar në polici se derisa po qëndronte në një kafiteri, është sulmuar seksualisht nga një burrë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ka njoftuar policia.

Bëhet e ditur se palët ishin në gjendje të dehur.

“Prishtinë, 25.12.2021 – 23:30. Viktima femër kosovare ka informuar se në një kafiteri është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët ishin në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Të ngjashme