Prishtinë, aktakuzë kundër 11 personave për veprat penale kundër krimit të organizuar

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), kangritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër njëmbëdhjetë (11) të pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me krimin e organizuar.

Sipas kësaj aktakuze dy të pandehurit kanë kryer veprën ”Blerje Posedimi”.
”Të pandehurit M. Q dhe F. M, dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja Posedimi, i
dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni
267 par. 2 lidhur me par 3, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, lidhur me nenin 275 par. 1
pika 1.3 dhe 1.9 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dy të pandehurit dyshohen se kanë kryer vepër penale ” Sulm ndaj personit zyrtar”, dhe ”Blerje Posedimi dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”.
”I pandehuri M. Q, dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, nga
neni 402 par. 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së, si dhe i pandehuri Xh. Sh, dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja Posedimi, i dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 par. 1 të KPRK-së. Gjithashtu i pandehuri Xh. Sh. dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhënia
e ndihmës kryerësve, pas kryerjes së veprës penale” nga neni 380 par. 2, pika 2.8
lidhur me par. 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq për personat e tjerë dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerja Posedimi, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.
”Të pandehurit: G. A, Gj. R, S. B, B. R dhe N. M. , dyshohen se kanë kryer veprën
penale “Blerja Posedimi, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, substancave
psikotrope dhe analoge, nga neni 267 parag. 2 lidhur me par. 1 lidhur me nenin 31 të
KPRK-së”.


”I pandehuri G. A, dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja Posedimi, dhe shitja e
paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” , nga neni 267 parag.
2 lidhur me par. 1 të KPRK-së. Të pandehurit V. P dhe F. A dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja Posedimi, si dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni
267 parag. par. 1 të KPRK-së lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Ndërkaq i pandehuri J. A dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 parag.2 lidhur me par. 1, KPRK-së”, thuhet më tej në njoftim.
Ky rast ishte i përzgjedhur si rast i shënjestruar në shënjestrimin e krimeve të rënda, si pjesë e
përpjekjes për të prezantuar rezultate konkrete në fushën e mbizotërimit të ligjit.

Të ngjashme