Të shtunën një burrë në Prishtinë ka njoftuar Policinë se është kanosur nga një person i cili fillimisht ia ka kërkuar atij 8 mijë euro.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, më pas më datën 19.03.2021 i dyshuari i ka thënë viktimës që nëse nuk i sjellë 8 mijë euro deri nesër; atëherë duhet t’i sjellë 58 mijë euro.
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”.