Prishtinë: Burri i dehur ushtron dhunë dhe e kërcënon gruan, përfundon në mbajtje për 48 orë

Prishtinë | 28 Dhj 2023 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një ngjarje e tillë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Prishtinë, ku një person dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është denoncuar nga viktima, e cila ka rrëfyer për dhunën dhe kërcënimet e burrit.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar, teksa i është nënshtruar edhe testit për alkool në stacion policor, ku ka rezultuar në gjendje të dehur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Të ngjashme