Policia në Prishtinë dje ka gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme ku dyshohej se janë duke u zhvilluar lojëra të fatit në mënyrë të kundërligjshme, ka konfiskuar si prova materiale: një llap top, tri shtëpiza kompjuteri, një telefon, shtatë monitor, 450€ kesh para, katër tiketa të lojërave të ndryshme një biltenë për bastore.
Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.