Një 22 vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasje në tentativë.
I njëjti e kishte goditur me veturë një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndim të rëndë.
L.L është kapur nga policia mbrëmë në rrugën “Abdulla Bojku”.
Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Dje rreth orës 19:30, policia ka pranuar thirrjen për një rast të kanosjes të ndodhur në rrugën “Plava” në Prishtinë. Njësia policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe duke dhënë urdhra të ligjshëm ka provuar të ndaloj të dyshuarit”.
“Një i dyshuar, respektivisht vozitësi i veturës, ka refuzuar respektimin e urdhrit policor si dhe ndaljen, me ç’ rast vrullshëm ka drejtuar veturën e tij, VW, Polo, me targë Kosove, për t’i ikur policisë. Me këtë rast, me veprimin e tij, i dyshuari ka goditur me veturë zyrtarin policor, duke i shkaktuar lëndim të rëndë, për çfarë i është ofruar ndihma mjekësore”.
“Ndërkohë që policia ka nisur një hetim të shpejtë për ngjarjen, ka identifikuar të dyshuarin; • L. L. 22 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, të cilin e ka lokalizuar dhe arrestuar pak kohë pas ngjarjes në rrugën “Abdulla Bojku” në Prishtinë”.
“Pas arrestimit, policia ka iniciuar një hetim për veprën penale “Vrasje e Rëndë në Tentativë” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”.