Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale të “Kanosjes”.
I njëjti ishte lajmëruar në polici nga nëna e tij, e cila kishte thënë se ishte ofenduar dhe kanosur nga djali i saj përmes telefonit.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (djali i saj), përmes telefonit me mesazhe e kishte ofenduar dhe kanosur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”