Tre persona kanë grabitur nën kërcënim të armës një postier në fshatin Ballaban të Prishtinës, përderisa ky po kryente punën e tij.
Të dyshuarit ia morën postierit veturën, dy telefonat si dhe të holla, pasditen e së shtunës.
Pas hetimeve nga policia, vetura është gjetur dhe iu është kthyer viktimës.
Ndërkohë, të dyshuarit ende nuk janë identifikuar, njofton policia.