Të dielën në Prishtinë një person ka vdekur pasi disa panele druri janë shembur dhe kanë rënë mbi të.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore pasi e kishin zënë disa panele druri. Lidhur me rastin, viktima është dërguar në QMF Prishtinë dhe nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.