Një këmbësore ka pësuar lëndime pas goditjes nga një veturë në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se sot rreth orës 14:00, ngasësi i një veture, për shkaqe ende të panjohura ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka goditur fillimisht një veturë pastaj në trotuar ka goditur edhe një këmbësore dhe një veturë tjetër të parkuar.
Këmbësorja Z.S, 52 vjeçare, si pasojë e lëndimeve të marra është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Policia ka njoftuar se automjeti i cili ka shkaktuar aksidentin është konfiskuar për ekzaminim nga ana e policisë, ndërkohë personat që kanë qenë në automjet, përfshirë edhe ngasësin janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia po merret me rastin.