Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka njoftuar se në kryeqytet janë ndërtuar edhe dy kënde lodrash të cilat janë të qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara.
“Kryeqytetit i shtohen dy kënde lodrash të qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara. Faleminderit partnerëve tanë OSCE Mission in Kosovo dhe YARL-Youth are the real leaders, për realizimin e këtij projekti shumë të nevojshëm. Qasja e barabartë për të gjithë qytetarët është prioritet i yni!” ka shkruar ai.