Moderatorja e njohur, Kiara Tito është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here foto nga aktivitet artistike dhe jo vetëm.
Së fundmi, ajo ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të fansave në Instagram, të cilët kanë qenë shumë kuriozë për jetën e saj private.
E pyetur nëse e ka zhgënjyer ndonjë person i zemrës, Kiara ka pranuar se është zhgënjyer pasi ka pasur shumë pritshmëri.
‘Pothuajse gjithmonë. Ndodh kur ke pritshmëri të larta tek një person. Mos kini pritshmëri tek asnjë person përveç vetes tuaj’, ka shkruar bukuroshja.
Kujtojmë që së fundmi është përfolur se moderatorja i ka dhënë fund lidhjes me këngëtarin Butrin Imerin, të cilën asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht.