Kompania Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” , njësia në Vushtrri njofton të gjithë konsumatorët në Komunën e Vushtrrisë, që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i fabrikës së përpunimit të ujit në Balincë, se ditët në vijim do të ketë reduktime të planifikuara të furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas menaxherit të kësaj njësie, Faton Vërbovci, arsyet e reduktimit të furnizimit me ujë të pijshëm, për komunën e Vushtrrisë është mos furnizimi i mjaftueshëm i Fabrikës së ujit në Balincë me ujë nga NH “Ibër-Lepenc” e cila furnizon ujësjellësin me ujë të papërpunuar përmes kanalit të Ibër-Lepencit.