Pritet të mblidhen tri komisione parlamentare

Prishtinë | 13 Nën 2024 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Në Kuvendin e Kosovës këtë të mërkurë do të mblidhen dy komisione.

Nga ora 11:00 do të mblidhet Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim i cili pritet të shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit.

Poashtu nga ora 11:00 pritet të takohet Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror dhe Projektligjin për Gjykatën administrative.

E nga ora 13:00, takim pritet të ketë edhe Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Të ngjashme